×
  • Sport
  • Sport

    Reali afër marrëveshjes me Mbappen

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 10:33

    Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është duke finalizuar detajet e transferimit të tij te Real Madridi.

    Mbappe ka pranuar kontratën nga Reali në muajin janar dhe detajet e fundit janë duke u shqyrtuar.

    Nuk ka klub tjetër të interesuar dhe Mbappe është i përqendruar plotësisht në transferimin te “Mbretërit” spanjollë.

    Mbappe do të paguhet shumë për transferimin, por paga e tij fikse do të jetë e ngjashme me Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.

    Sapo të nënshkruhen kontratat me Realin, PSG-ja do të nisë konfirmimin zyrtar për largimin e Mbappes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!