Skuadra e Real Madridit ka vendosur në radarin e saj mbrojtësin e krahut të skuadrës së Chelsea, përcjelll Reporteri.net.
Bëhet fjalë për Antonio Rudiger, për të cilin Marca raporton se klubi i Los Blancos është duke përgatitur një ofertë për të ditët e ardhshme.
Mbrojtësi gjerman pritet të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea pas përfundimit të sezoni, pasi edhe kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Sipas “Fichajes”, Real Madridi po përgatitet t’i ofrojë Rudigerit një kontratë tre-vjeçare, me pagë prej 10 milionë eurove në sezon.
Megjithatë, klubi spanjoll nuk pritet ta ketë të lehtë transferimin e tij.
E, për reprezentuesin gjerman raportohet se interesim ka shprehur edhe Barcelona, Manchester United, Juventus dhe Paris Saint-Germain.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.