E ardhmja e Kylian Mbappes është ende e paqartë.
Paris Saint-Germaini është duke punuar për ta bindur francezin që të rinovojë kontratën, teksa edhe Real Madridi raportohet se është afër nënshkrimit me të.
Sipas gazetarit nga “ESPN”, Rodrigo Faez, klubi spanjoll do të heqë dorë përfundimisht nga Mbappe, nëse ai nuk kalon në “Santiago Bernabeu” në afatin kalimtar të verës.
Kujtojmë se sot ishte nëna e 23-vjeçarit, Fayza, e cila me një deklaratë e bëri edhe më të paqartë të ardhmen e francezit.
“Ne kemi një marrëveshje me Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin. Kylian tani do të vendosë. Dy ofertat nga PSG dhe Real Madrid janë pothuajse identike. Tani i takon Kylianit, ai do të marrë një vendim”, tha ajo.
Një vendim përfundimtar nga Mbappe mund të merret brenda kësaj jave./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.