Real Madridi ka konfirmuar se Jude Bellingham do të mungojë për disa javë shkaku i lëndimit në gju që e pësoi në fitoren 4 me 0 ndaj Gironas të shtunën.
Anglezi shënoi dy gola, por ishte zëvendësuar në minutën e 57-të pasi kishte probleme në gju.
Kryetrajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pas ndeshjes kishte deklaruar se shpresonte që anglezi të ishte i gatshëm për ndeshjen e së martës kundër RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve.
Mirëpo 20-vjeçari, i cili ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë në 29 paraqitje për Los Blancos, pritet të mungojë më gjatë.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Bellingham pritet të mungojë për dy-tre javët e ardhshme. Ai mund të kthehet në fillim të muajit mars.
Ancelotti ka konfirmuar se në vend të Bellingham, ndaj Leipzigut do të luajnë Brahim Diaz ose Joselu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.