×
  • Sport
  • Sport

    Reali po humbiste nga Tottenham, e pabesueshme çfarë po bënte Gareth Bale

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 16:55

    Gareth Bale po luante golf në Madrid ndërsa shokët e tij të skuadrës po humbisnin nga Tottenham në Mynih të martën.


    Uellsiani nuk u përfshi në skuadrën e Zinedine Zidane për Audi Cup, pasi transferimi i tij i propozuar në Jiangsu Suning dështoi.

    Siç është raportuar në El Confidencial, Bale ishte fotografuar duke luajtur golf në fushën Ciudad Grupo Santander në orën 20:00 të së martës në mbrëmje, kur Los Blancos përfundoi ndeshjen, përcjell lajmi.net.

    Kjo do të thotë që Bale pothuajse me siguri nuk shikoi asnjë minutë të lojës.

    Arsyet e mungesës së Bale në Gjermani janë ende një mister.

    Real Madrid deklaroi se ai nuk udhëtoi sepse negociatat ishin ende në vazhdim me Jiangsu, por Zidane dha një shpjegim tjetër, duke thënë se ai ishte i dëmtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!