×
  • Sport
  • Sport

    Referi ndëshkon me të verdhë katër lojtarë për një minutë

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 12:46

    Dje pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Getafe dhe Real Mallorca në La Liga, ku Getafe fitoi me rezultat minimal ndaj skuadrës ku luan sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është bërë virale një pjesë e gjyqtarit që gjykoi ndeshjen, përcjell Reporteri.net.

    Mateu Lahoz, është bërë viral pasi ka ndëshkuar me të verdhë katër lojtarë njëherësh gjatë fitores 1-0 të Getafes ndaj Real Mallorca në La Liga.

    Lahoz ka referuar ndeshje të mëdha edhe në Champions League, ku së fundmi gjykoi në ndeshjen e Interit kundër Liverpoolit, ku Interi kishte triumfuar ndaj Liverpool në Anfield me rezultat minimal 0-1.

    Gjyqtari i njohur së fundmi gjykoi në fitoren 1-0 të Interit ndaj Liverpoolit në Anfield dhe jo rrallëherë bëhet temë e diskutimit shkaku i vendimeve të tij.

    Gjyqtari, Lahoz në këtë ndeshje ka dhënë 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq, duke thyer rekordin e vendosur në sezonin 2010/11 në ndeshjen mes Sevillës dhe Real Madridit, që ishin shpërndarë tetë sosh.

    Në atë minutë, Lahoz shihet duke u treguar rigoroz në maksimum dhe duke ndëshkuar njëherësh katër lojtarë më kartonë të verdhë.

    Video:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!