×
  • Sport
  • Sport

    Reja nuk përmbahet: Na çatë tr*pin duke më pyetur për formacionin 3-5-2

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 19:07

    Trajneri i Shqipërisë Edi Reja u justifikua se fitorja me Bjellorusinë u ndërlikua për shkak se mjaft lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht me ekipet e tyre.


    Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.

    “Fitore me dy ‘fytyra’ – Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht, e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika. Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë  kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, i morëm me meritë. Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memola ka një mual që s’luan, Ismajli dy muaj, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka 3 ndeshje që luan vetëm me ne. Bjellorusia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë t’i përmbanim. Luajnë fort dhe në lojën në ajër.

    Momenti pozitiv nga Liga e Kombeve – Momenti pozitiv ishin debutuesit Kallaku, Broja, Selahi, që nuk kanë eksperiencë, por u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer. Fakti që COVID na kahequr dida lojtarë, kemi marrë lojtarë të rinj dhe janëpërgjigjyur mjirë. Vlerësoj dhe veteranët, Cikalleshin, Memushajm,Gjmshitin. Këta veteranë mbajtën dhe ndihmuam të rinjtë. Po të mos ishte për ata veteranë, edhe të tjerët nuk do të bënin kaq mirë.

    Mbrojtja – Mendoj se Memushaj shtrëngoi dhëmbët, mezi priste të dilte. Memolla cerek ore pas pjesës së dytë më tha të dilte. I thashë shtrëngo dhëmbët sepse skisha alternativa.

    Mbrojtja me 3 – U bë e mërzitshme. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen me skemën 3-5-2. Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezutlate më të mira.

    6 gola në dy ndeshjet e fundit, çfarë ka ndryshuar te sulmi – Cikalleshi është mjaft i zoti para portës. Shikoni çfarë ka ndodhur në të kaluarën në 1974, 1975 kemi bërë 6 gola në miqësore, nuk mund të qahemi për gola. Ka shumë që e shohin ndeshjen, e kam për analistët”, deklaroi Reja.

    Shqipëria do luajë në Ligën B për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!