Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, e ka emëruar për herë të parë formacionin titullar të kuqezinjve. Ai ka vendosur të luajë me formacionin 3-5-2 në përballjen me Islandën.
Në këtë ndeshje debutuese, Reja do të tentojë ta dëshmojë veten dhe punën që e ka bërë gjatë ditëve të fundit me skuadrën e kuqezinjve. Këtë gjë dëshiron ta bëjë jo vetëm përmes fitores, por edhe duke shfaqur paraqitje të mirë.
Fitorja kundër Islandës jo vetëm që do të bënte që Reja ta nisë në mënyrë të përsosur karrierën e tij me Shqipërinë, por edhe do t’i përmirësonte gjasat e kuqezinjve për t’u kualifikuar në EURO 2020.
Shqipëria aktualisht radhitet në pozitën e tretë në Grupin H, me tre pikë më pak sesa Franca dhe Turqia. Megjithatë, këto dy të fundit do të përballen mes vete këtë xhiro dhe Shqipëria do të tentojë ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’iu afruar kreut të tabelës.
Për ta arritur këtë qëllim, Edy Reja debuton me formacioni 3-5-2, me Dermakun, Ismajlin dhe Veseli që luajnë në qenër, ndërsa Hysaj dhe Lenjani nga krahët. Basha, Xhaka, Abrashi janë në mesfushë, ndërsa Balaj e Cikalleshi së bashku në sulm.
Islanda do të luajë me 4-4-1-1. Sigurdsson mbetet futbollist më i rrezikshëm të skuadra e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.