Shqipëria kërkon fitoren e dytë në kualifikueset për ‘Euro 2020’, pasi para 4 ditëve u mposht nga Islanda me rezultat 1-0.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka publikuar formacionin zyrtar për sfidën ndaj Moldavisë, shkruan Reporteri.net.
Në këtë formacion, startojnë hiç më pak se 6 kosovarë, shifër kjo shumë e lartë marrë parasysh deklaratat e shumë ‘analistëve’ të cilët dikur thonin se prej kosovarëve, vetëm Milot Rashica mund të bëjë pjesë në ekipin e Shqipërisë.
Etrit Berisha, Ardian Ismajli, Mërgim Mavraj, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Ermir Lenjani, të gjithë këta startues janë kosovarë.
Kombëtarja shqiptare historikisht ka pasur futbollistë nga Kosova, por siç duket tashmë ajo është mbipopulluar nga kosovarët.
Formacionet zyrtare:
Berisha
Ismajli-Mavraj-Veseli
Hysaj-Abrashi-Ramadani-Lenjani
Kaçe, Uzuni-Sadiku
