×
  • Sport
  • Sport

    Rekordi i Guardiolas, lë pas Mourinhon, Kloppin dhe Fergusonin

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 23:50

    Pep Guardiola ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në Premier Ligë.


    Manchester City i trajnerit spanjoll ka shënuar fitore të lehtë duke e mposhtur 3:1 Bournemouth, në ndeshjen e xhiros së 36-të.

    Fitorja ndaj Bournemouth, ishte e 111 e Pep Guardiolas në Premier Ligë në krye të Manchester Cityt, pas 150 ndeshjeve.

    Guardiola ka lënë pas emra të mëdhenj si Jose Mourinho, Jurgen Klopp dhe Alex Ferguson.

    Mourinho pas 150 ndeshjeve ka numëruar 105 fitore, Klopp 92, ndërsa Ferguson 90.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!