Vedat Muriqi u largua nga Fenerbahce për të kaluar në Itali te Lazio
Sulmuesi nga Prizreni kaloi një sezon fantastik te Feneri ku edhe fitoi zemrat e tifozëve të këtij klubi, shkruan Reporteri.net
Por, Muriqi edhe pse dëshironte të qëndronte te Fenerbahce, kjo nuk ndodhi pasi klubi kishte nevojë për para dhe shumë skuadra u interesuan për të.
Lazio arriti që ta blente për 18 milionë euro Muriqin, derisa klubi turk e ka falenderuar yllin kosovar për kontributin që kishte dhënë.
Başkanımızın ve Emre Belözoğlu’nun Vedat Muriqi’ye vedası… pic.twitter.com/32deasuTxd
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 17, 2020
“Para nisjes së sezonit të ri, brendësia jonë është e thyer, pasi vëllai jonë do të largohet nga ne.Edhe pse qëndroi vetëm një vit me ne, ne të gjithë shumë e deshëm, tifozët e deshën, pasi me zemrën e tij të madhe bëri gjithçka çfarë mundi për Fenerbahcen,” ka thënë presidenti i klubit turk, Ali Koc.
“E kemi të vështirë që ta plotësojmë vendin e tij. Besojmë që edhe në Itali, sikurse qe ka pasur ngritje edhe atje do të shkëlqejë. Rruga e mbarë i qoftë, zoti e ndihmoftë. Në emër të Fenerbahces i uroj më të mirat,”. /Reporteri.net/