Kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka thënë se nuk e ndjen se është pjesë e një eksperimenti pasi Bundesliga po përgatitet për kthimin e madh këtë t shtune.
Pandemia e koronavirusit ka parë që loja të ndalet në pjesën më të madhe të botës për dy muajt e fundit, por pasi ka menaxhuar krizën më mirë sesa shumë nga fqinjët e saj evropianë, Gjermania, e cila ka mbi 8,000 vdekje nga COVID-19, vendosi të lejojë futbollin t’i kthehet normalitetit.
Reus thotë se ndjehet mirë që po kthehet në fushë, por ka paralajmëruar që duhet të tregohen të kujdesshëm, duke parë që më shumë se 175,000 njerëz në vend kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Lojtarët nuk janë minj të laboratorëve për t’u testuar”, tha ai për El Pais, derisa më pas nisi të diskutojë për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë.
“Ishte e vetmja mundësi. Nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar”.
“Natyrisht, ne kemi shumë nevojë për tifozët tanë, kushdo që ka qenë në Westfalenstadion e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata”.
“Virusi ka kthyer jetët tona përmbys. E gjithë bota do të vazhdojë të sfidohet. Ne nuk duhet të shpërqendrohemi tani. Duhet të dëgjojmë me përgjegjësi udhëzimet e politikanëve dhe mjekëve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.