×
  • Sport
  • Sport

    Rezultate të shkëlqyera, Son largohet nga ushtria si më i miri

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 9:53

    Heung-min Son, pas tre javësh shërbim në ushtrinë e Koresë së Jugut, do të jetë i lirë për t’u kthyer në Angli, aty ku klubi i Tottenham e pret me padurim.


    Sulmuesi koreano-jugor nuk mund të shmangte shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili është 18 muaj, por u favorizua nga fakti se fitoi medaljen e artë me kombëtaren e tij në Lojërat Aziatike.

    Son gjatë shërbimit, ka ndjekur disiplinë të rreptë, që nga oraret, deri te mënyra e stërvitjes. Ai ka bërë ngjitje malore, ecje të gjata, vrapime, teste simultane të luftës, si dhe ka mësuar të gjuajë me armë.

    Gjithçka e ka bërë më së miri dhe Son është dekoruar si ushtaraku më i mirë i njësisë së tij. Sulmuesi i Tottenham bëri një foto me përshëndetje “gati-tu” kur u largua nga ushtria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!