Futbolli do të luhet vetëm me dyer të mbyllura, por ende nuk dihet se kur do të rifillojë.
Alberto Colombo, sekretari i përgjithshëm i Ligave Evropiane të Futbollit pohon se mbyllja e aktivitetit sportiv ka sjellë një krizë të madhe në administrimin e klubeve dhe shumë të tillë po e marrin në konsideratë kthimin në fushë.
Klubet e Premier League takohen nesër për të diskutuar mbi situatën dhe të ardhmen.
Shpresat u shtuan pas kthimit në fushë për stërvitje të lojtarëve të kampionatit gjerman, por sipas Colombos, ajo që është e rëndësishme për momentin ka të bëjë me rifillimin e stërvitjes që për çdo moment lojtarët të jenë gati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.