×
  • Sport
  • Sport

    Rigoni i Kosovës, pjesë e top 5 lojtarëve më të mirë të “Majorit” në CS:GO

    Reporteri
    03 Nëntor 2022 | 11:51

    Rigoni i Kosovës, pjesë e Top 5 lojtarëve më të mirë të “Majorit” në CS:GO

    Bad News Eagles po e bëjnë namin në Majorin e CS:GO, i cili po mbahet në Rio de Janeiro.

    Ekipi shqiptar i regjistroi tri fitore nga po aq lojë dhe si rezultat i kësaj u kualifikua në “Legends Stage”, në mesin e ekipeve më të mira të botës.

    E meritat më të mëdha për suksesin e arritur në fazën “Challengers Stage” i kishte pa dyshim lojtari Rigon Gashi, i njohur me pseudonimin “rigoN”, shkruan “Gazeta Express”.

    Lojtari kosovar është njëri prej më të vlerësuarve deri tash në “IEM Rio Major.”

    Madje, Rigoni është përfshirë në Top 5 lojtarët e deritashëm në “Majorin” e Brazilit.

    Ai e ka marrë vlerësimin 1.38 dhe gjendet më saktësisht në vendin e pestë, duke përfunduar prapa lojtarëve të njohur dhe të mëdhenj si degster, xertioN, kscerato dhe sh1ro.

    Krenaria e popullit shqiptar, Bad News Eagles synojnë të jenë të suksesshëm edhe tek legjendat, ku tashmë janë pjesë e tyre.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!