×
  • Sport
  • Sport / Orari i ndeshjeve

    Rikthehen emocionet kuqezi, Shqipëria më 7 shtator luan kundër Ukrainës

    Reporteri
    01 Shtator 2024 | 19:10

    Shtatori do të rikthen emocionet kuqezi, pasi kombëtarja do të luajë dy ndeshje për rrugëtimin e ri në UEFA Nations League.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena” në Çeki.

    Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në folenë kuqezi, në stadiumin“Air Albania”, në orën 20:45.

    Dy ndeshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, që synon maksimumin në UEFA Nations League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!