×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet Alexis Sanchez

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 10:56

    Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, do të rikthehet në stërvitje sot ose nesër dhe ka mundësi të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Crotone më 3 janar.


    Zikaltrit presin që edhe Matias Vecino dhe Andrea Pinamonti të rikthehen javën e ardhshme, por sulmuesi kilian është riaftësuar më shpejt dhe pritet t’i risin stërvitjet nga nesër, transmeton Gazeta Express.

    Mediat italiane raportojnë se 32-vjçari do të konsiderohet për ndeshjen e Interit kundër ekipit të sapopromovuar në Serie A, kur të rikthehet futbolli pas Vitit të Ri.

    Sanchez i ka zhvilluar nëntë ndeshje në Serie A këtë sezon, duke i shënuar dy gola dhe duke i dhënë tri asistime.

    Ish-ylli i Manchester United u lëndua më 13 dhjetor në një ndeshje kundër Cagliarit.

    Interi renditet në vendin e dytë në Serie A, pas një ecurie 10 ndeshje pa humbje, prej të cilave i fitoi shtatë radhazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!