×
  • Sport
  • Sport / Sport

    Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll, këto tri ndeshje do të zhvillohen sot

    Reporteri
    16 Shtator 2023 | 9:02

     Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ndeshjet e javës së pestë pas një pauze prej dy javësh për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

    Sot do të luhen tre takime, shkruan Reporteri.net.

    Malisheva që është lidere në tabelë, luan në udhëtim kundër Gjilanit, të cilët janë të parafundit në tabelë.

    Llapi nga Podujeva që renitet i katërti në tabelë luan si mysafir i Feronikelit ’74.

    Kurse Drita luan në udhëtim kundër Fushë Kosovës që s’ka pikë.

    Të gjitha takimet do të luhen nga ora 15:00. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!