Roberto Moreno e ka refuzuar postin e trajnerit të kombëtares së Kosovës.
Sipas gazetarit të sportit, Arlind Sadiku, Moreno do të emërohet trajner i ekipit rus, Sochi.
Ndërsa, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë ditë më parë se trajneri i kombëtares së Kosovës nuk do të emërohet deri në fillim të muajit shkurt.
Kosova është ende në kërkim të një trajneri, pas largimit të Primozh Glihas, i cili udhëhoqi kombëtaren në disa ndeshje gjatë fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që vitin tjetër do të mbahet në Gjermani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.