Roma nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola në transfertë përballë Sassuolos.
Kryeqytetasit me këtë barazim kanë rrezikuar të mbeten sezonin e ardhshëm jashtë Champion Leagues duke humbur mundësinë për tu renditur mes katër vendeve më të mira.
Ranieri hodhi në fushë të gjithë lojtarët më të mirë për të marrë tri pikët, por pa sukses. “Ujqërit” me këtë barazim pozicionohen në vendin e 5-të me 63 pikë, 2 më pak se Atalanta e vendit të katërt.
Kujtojmë që të dielën Milani luan kundër Frosinone-s dhe ka mundësinë për të parakaluar Romën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.