×
  • Sport
  • Sport

    Roma shumë afër Xhakës, ai e dëshiron vetëm Mourinhon

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 12:13

    Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është shumë afër transferimit te klubi italian, Roma.


    Graniti është një emër por edhe një siguri. Kështu e nis shkrimin e përditshmja e njohur italiane Corriere dello Sport.

    Pas ndeshjes së shkëlqyer të luajtur kundër Francës, për të cilën ai fitoi çmimin ‘lojtari i ndeshjes’, Xhaka përfaqëson dëshirën e përmbushur, ambicien për pushtet.

    Është klubi italian, Roma që thuhet se ka bërë shumë hapa para për transferimin e mesfushorit shqiptar nga Arsenali.

    Në pritje të Tiago Pintos për të arritur një marrëveshje me Arsenalin, lojtari tashmë ka konfirmuar se dëshiron një transferim te Roma.

    Është trajneri Jose Mourinho, i cili është vendimtar për transferimin e kapitenit të Zvicrës në Olimpico, pasi e do me çdo kusht lojtarin, ndërsa edhe Xhaka mezi pret të punojë me portugezin.

    Ndryshe, Xhaka ka zhvilluar një Kampionat Evropian mbrësëlënës dhe tashmë po vlerësohet lartë nga të gjithë njohësit e futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!