Barcelona do të ndeshet me skuadrën Elche, në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligas.
Duke folur në konferencën për shtypin para ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka qenë paska i indinjuar me situatën e krijuar, transmeton lajmi.net.
“Nuk është e lehtë për ne, shtatë ndeshjet e fundit kemi pasur jashtë dhe jemi kthyer në shtëpi vonë, kjo ka ndikuar. E mira është që nesër luajmë pasdite”, tha ai.
“Nuk do të gënjej, unë flas atë çfarë shoh! Qëndrimi i ekipit ishte i mirë, por nganjëherë ju fokusoheni vetëm në gjërat e këqija që them”, shtoi ai.
“Nëse je lojtar i Barçës, ka kërkesa mbi ty. Unë i kritikoj ata me respekt, nuk i bërtas askujt, unë dua ti ndihmoj ata. Por, nëse luajmë ndaj Cornillas dhe nuk mund ti mundim ata në 90 minuta, me gjithë respektin për ta, duhet të flas atë çfarë kam parë”, tha Koeman.
“Nëse nuk dëshironi të flas këto çfarë shoh, atëherë merrni një trajner tjetër”, përfundoi Ronald Koeman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.