×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldinho gënjeu? Kjo është arsyeja e vërtetë e udhëtimit të tij në Paraguai

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 13:46

    Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto Assis, janë arrestuar në fillim të muajit mars në Paraguai, pasi kishin hyrë në këtë vend me pasaporta false.


    Ish më i miri i botës u la të largohet nga burgu, duke vazhduar me arrest shtëpiak në Paraguai, deri në një vendim tjetër.

    Ronaldinho dhe avokatët e tij deklaruan se ai në Paraguai kishte ardhur për të promovuar librin e tij, dhe të marrë pjesë në një ngjarje humanitare.

    Por, gjitha këto ka hedhur poshtë një botim në gazetën braziliane, Journal de Brasilia, duke pretenduar se Ronaldinho kishte gënjyer me arsyen e tij për të udhëtuar në Paraguai, përcjell lajmi.net.

    E njëjta medie pretendon se Ronaldinho në Paraguai kishte udhëtuar për të organizuar turne pokeri.

    Ronaldinho dihet se organizon shpesh turne të jashtëligjshëm të pokerit, dhe sipas medies në Brazil, këtu qëndron e vërteta e udhëtimit të tij në Paraguai. Sidoqoftë, nuk ka konfirmim zyrtar për një gjë të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!