×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldinho në telashe me borxhe, shteti ia merr tokat dhe pasaportat

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 16:12

    Ish-anëtarit të Barcelonës, Ronaldinhos iu janë sekuestruar 57 prona dhe pasaportat e tij braziliane dhe spanjolle të konfiskuara për taksat dhe gjobat e papaguara, sipas raporteve në Brazil.


    Fituesi i dy herë futbollistit më të mirë në botë, është gjobitur me 2.06 milionë euro për ndërtim të paligjshëm të një skele (shtëpi në ujë), në shtëpinë e tij afër liqenit në qytetin Porto Alegre, shkruan Reporteri.net

    Ashtu si për gjobitjen mjedisore, Ronaldinho po ndiqet gjithashtu nga kreditorët që kërkojnë të rikuperojnë 1.69 milionë funte, siç janë edhe taksat e këshillit.

    Një gjykatës në Port Alegre i ka thënë agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ se për shkak se çështja ishte nën rregullta të fshehta gjyqësore, asnjë detaj i raportit të gazetës nuk mund të konfirmohet apo mohohet.

    Edhe ish-kapiteni i Brazilit, Cafu, është gjithashtu duke u përballur me probleme të ngjashme financiare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!