Cristiano Ronaldo ka thënë se Juventus mund t’ia dalë kundër Atletico Madridit dhe se janë gati dhe do të japin gjithçka nga vetja e tyre në mënyrë që t’i mposhtin ata.
Cristiano Ronaldo e ka dëshmuar gjithmonë se nuk është tipi i lojtarit që dorëzohet lehtë. Ai në një video i’u është drejtuar fansave të Juventusit duke i kërkuar atyre që të besojnë dhe ta mbushin stadiumin.
“Ne duhet të besojmë se mund të i’a dalim. Fitorja është ende e mundshme, por ne kemi nevojë për ndihëm tuaj. Bëjeni stadiumin një vend të madh dhe ne do të bëjmë më të mirën në fushë.
Atletico janë një skuadër e fortë që mbrohet mirë, që nuk rrezikojnë dhe dijnë si të kundërsulmojnë, por ne jemi gati dhe do të bëjmë të pamundurën që t’i mposhtim. Detajet do ta bëjnë dallimin dhe ne duam që të shkojmë tutje” ka thënë Ronaldo për Juventus TV.
Juventus dhe Atletico takohen të martën nga ora 21:00 në “Allianz Stadium”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.