Cristiano Ronaldo ka shkelur rregullat e vendosura nga autoritetet Italiane, mirëpo duket se prapë se prapë do të shpëtojë nga dënimi.
Autoritetete italiane kanë vendosur që të ndalojnë udhëtimet midis rajoneve të Italisë. Mirëpo, ylli i Juventusit së bashku me partneren e saj janë larguar prej Torinos për në Alpe në Vallde d’Aosta.
Të martën në mbrëmje, Rodriguez festoi ditëlindjen e saj të 27-të me Ronaldon në hotelin me pesë yje Le Massif.
Udhëtimi i tyre u dokumentua pasi qifti postuan foto në mediat sociale, transmeton lajmi.net.
Sipas La Stampa, policia vizitoi hotelin të enjten dhe e gjeti atë të mbyllur.
Disa biznese në destinacionin e pushimeve kanë vendosur të mbyllen për shkak të mungesës së vizitorëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Thuhet se autoritetet italiane nuk do të jenë në gjendje të ndëshkojnë Ronaldon ose Rodriguez me gjobën prej 400 eurosh për lëvizje të paautorizuar, pasi gjobat duhet të shpërndahen në momentin që ndodh shkelja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.