Cristiano Ronaldo do të bëhet shumë shpejt me klub të ri.
Ylli portugez është duke ushtruar i vetëm në Dubai për ta ruajtur formën, ndërsa është në pritje të lajmeve të reja nga menaxheri i tij, Jorge Mendes.
Me gjasë, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të transferohet në klubin arab, Al Nassr.
Atje do t’i bashkohej trajnerit Rudi Garcia, ndërsa klubi arab mund ta sakrifikojë lojtarin Aboubakar për t’i bërë hapësirë portugezit, shkruan “Gazeta Express”.
Flitet se deri para pak ditësh 37 vjeçari u ishte ofruar klubeve evropiane pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, por nuk ka marrë përgjigje pozitive pasi ka munguar interesimi për të.
Njëri prej klubeve që thuhet se iu ofrua ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit duket se është Eintracht Frankfurti, ndërsa ambasadori i Olympique Marseilles ka zbuluar se edhe ky klub ishte në bisedime me lojtarin.
Ronaldo u nda muajin e kaluar me Manchester Unitedin pas intervistës që e dha, ku e goditi fort klubin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.