×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo e cakton vitin e pensionimit

    Reporteri
    10 Tetor 2023 | 11:31

    Cristiano Ronaldo do të udhëtojë drejt Portugalisë teksa është i grumbulluar me kombëtaren në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 ndaj Sllovakisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

    Por, para se të angazhohet me detyrat kombëtare, CR7 i ka bërë të qartë drejtuesve të Al-Nassr se kërkon të rinovojë kontratën me klubin arab deri në vitin 2027.

    Kontrata aktuale e Ronaldos përfundon në vitin 2025, mirëpo luzitani kërkon të mbetet aktiv në botën e futbollit dhe mbi të gjitha synon që të jetë pjesë e Kupës së Botës në vitin 2026, shkruan ss.

    Në vitin 2027, kur edhe të ketë mbushur 42-vjeç, Ronaldo do të tërhiqet nga futbolli për t’iu dedikuar bizneseve të tij.

    Ronaldo u bashkua me Al-Nassr në janarin e vitit 2023 dhe në 30 ndeshje me skuadrën arabe ia ka dalë të shënojë 25 gola si dhe të asistojë në tetë raste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!