×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo feston ditëlindjen – një nga lojtarët më të mëdhenj që ka njohur futbolli

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 8:33

    Sot (5 shkurt) feston ditëlindjen njëri prej yjeve më të mëdha në histori të futbollit – Cristiano Ronaldo, i cili ka mbushur 36 vjet.


    Është fjala për futbollistin që i ka thyer thuajse të gjitha rekordet në botën e futbollit, lojtarin e vetëm që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, golashënuesin më të mirë të Portugalisë, golashënuesin më të mirë të Real Madridit, pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit.

    Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro lindi më 5 shkurt 1985 në Funchal të ishullit portugez Madeira dhe u bë njëri prej emrave më të mëdhenj në botën e këtij sporti.

    Liga Premier (3), La Liga (2), Serie A (2), Liga e Kampionëve (5), Kupa e Botës për Klube (4), Superkupa e Evropës (2), Kampionati Evropian (1) – janë në mesin e trofeve të mëdha që ka fituar superylli portugez.

    Megjithëse në një moshë kur shumica e futbollistëve zgjedhin liga me intensitet më të ulët apo vendosin të pensionohen, CR7 vazhdon të vendosë rekorde të reja duke i sfiduar me potencialin maksimal kolegët shumë më të rinj se ai.

    Futbollisti i Juventusit është baba i katër fëmijëve dhe është lidhje me bukuroshen Georgina Rodrigez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!