Llogaria ‘X’ e Kylian Mbappe është hakuar mëngjesin e sotëm për të paktën 20 minuta. Gjatë këtij minutazhi “offside”, në këtë llogari janë shfaqur mesazhe fyese dhe ofendime për Leo Messin, ndër të tjera. Më pas, të gjitha këto mesazhe janë fshirë.
Ndër ato që mund të lexohej ishte: “Cristiano Ronaldo është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. ‘Xhuxhi’ nuk është GOAT im”, shoqëruar me një fotografi të Messit duke qarë.
Një tjetër mesazh thoshte “Manchesteri është i kuq”, lidhur me rivalitetin e “Djajve të Kuq” me Manchester City. Gjithashtu shkruhej: “I mashtrova ata, do të shkoj te Manchester United. Në vitin 2028 do të arrij falas atje”.
Ndër proklamatat u shfaqën edhe “Fuck Israel”, “Palestina e lirë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.