Cristiano Ronaldo është duke marrë masa aktive për ta mbrojtur familjen e vet nga koronavirusi.
Asi i Juventusit e ka postuar një video në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, ku shihet duke i mësuar fëmijët sesi t’i mbajnë të pastra duart, në përpjekje për ta luftuar këtë pandemi, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi i Portugalisë ua ka kujtuar vazhdimisht ndjekësve të vet në rrjetet sociale që t’i ndjekin udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta minimizuar rrezikun e infektimit me Covid-19.
Këshilla e parë që autoritetet shëndetësore janë duke e dhënë më së shpeshti është pastrimi i duarve me sapun dhe ujë, apo me alkool dhe Ronaldo është duke e bërë punën e vet për t’u siguruar se fëmijët e vet e dinë çfarë bëjnë.
35-vjeçari shihet duke u dhënë udhëzimeve tre fëmijëve të vet, të cilët shihen të ulur në karrige, sesi t’i pastrojnë duart.
Në fund, Ronaldo u thotë atyre “ju lumtë”.
Cristiano Ronaldo teaches his kids how to #staysafe from coronavirus by washing their hands ?
(?: IG/cristiano) pic.twitter.com/HTmF18RMhE
— Goal (@goal) March 21, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.