Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve e ka lënë Cristiano Ronaldo të nervozuar.
Ylli portugez dha gjithçka nga vetja në mbrëmjen e së premtes, mirëpo edhe pse fituan 2-1 në shtëpi, Lyoni kishte shënuar në Francë në fitoren 1-0.
Ky gol i vetëm i shënuan në shtëpi, e ndihmoi skuadrën nga Ligue 1 që të kalonte në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë.
Për Zonjën e Vjetër raportohet se problemet serioze kanë filluar nga aty dhe vështirë se mund të këndellen.
Me eliminimin në 1/8 e finales, pesë herë fituesi i Topit të Artë do t’i ketë dy kërkesa nga Juventusit – shkarkimi i Maurizio Sarrit dhe transferime të reja.
Në rast se këto dy kërkesa nuk realizohet deri në fund të muajit shtator, 35-vjeçari do të largohet nga Torino, transmeton Telegrafi.
Paris Saint-Germain është shumë i interesuar në transferimin e Ronaldos dhe do të mirëpriste një kalim të tij në Parkun e Princave.
Ditë më parë është zbuluar se portugezi dëshiron të luajë së bashku me Mbappe dhe Neymarin te skuadra franceze, aty ku do të kishte shanse më të mëdha për të fituar Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.
Kampioni i Serie A duhet të vendos tani mes dy kërkesave të Ronaldos, apo të lejojë atë të largohet në këtë verë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.