Bruno Fernandes ka bërë të ditur se komunikon shpesh me Cristiano Ronaldon, i cili gjithnjë e pyet se si shkojnë punët te Manchester United
Ronaldo në vitin 2003 kishte kaluar te Manchester United nga Sportingu i Lisbonës dhe ka lënë gjurmë të mëdha në Old Trafford, shkruan Reporteri.net
Bruno Fernandes ka zbuluar se flet shpesh me CR7, i cili nuk e ka harruar Unitedin.
“Ronaldo më pyet gjithmonë se si shkojnë gjërat te Manchester United. Madje, nuk kemi pak ditë që biseduam në telefon,” ka thënë Fernandes.
Ndryshe, Fernandes dhe Ronaldo të dy luajnë së bashku te Kombëtarja e Portugalisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.