Pas skualifikimit të Barcelonës nga Champions League, Ronaldo Nazario është shprehur se Messi kurrë nuk fajësohet për humbjet e skuadrës spanjolle.
Ai tha se kur Barcelona fiton ndodh për shkak të Messit dhe kur gjigantët spanjollë humbin është për shkak të trajnerit Ernesto Valverde dhe futbollistit Philippe Coutinho.
Messi dhe Barcelona humbën të martën përballë Liverpool me rezultatin 4-0 në stadiumin e Anfield.
Trajneri i Barcelonës rrezikon largimin nga puna pas humbjes së klubit ndërsa sulmuesi Coutinho gjithashtu u kritikua.
Po legjenda Brazilit, i cili ka luajtur edhe për Barçën dhe për Real Madrid, beson se lojtarët e tjerë meritojnë më shumë respekt dhe jo të qëndrojnë nën hijen e Messit.
“Barcelona ka një ekip të shkëlqyer dhe lojtarin më të mirë në botë, Messin,”-tha Ronaldo. “Unë dëgjova se ata humbën për shkak të Valverde, Coutinho dhe jo për shkak të Messit. Kur fiton Barcelona, kjo i atribuohet Messit. Është një mungesë e madhe respekt për të gjithë lojtarët dhe stafin e stërvitjes.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.