×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo në PSG?

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 12:11

    Drejtuesit e klubit të Manchester United po mendojnë që ta largojnë Cristano Ronaldon në afatin e transferimeve të verës në këtë vit, përcjell Reporteri.net.

    Lidhur me këtë skuadra e Paris Saint-Germain është shfaqur si favorit për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos këtë verë.

    Mediumi “El Nacional” pretendon se Manchester United ka vendosur të lërë yllin portugez të largohet, sidomos pas ndeshjes së fundit, ku Ronaldo sulmoi një tifoz të Evertonit.

    Javë më parë është raportuar se Ronaldo ishte i hapur për t’u bashkuar me Barcelonën, por ai nuk dëshiron të punojë me trajnerin Xavi dhe nuk do të preferonte të transferohej në Camp Nou derisa ish-mesfushori punon atje.

    Nga ana tjetër është raportuar se tekniku francez, Zinedine Zidane pritet të marrë drejtimin e PSG-së këtë verë.

    Siç raporton “El Nacional” Ronaldo me shumë gjasë do të donte që të ribashkohej me trajnerin francez, pasi kishin patur një raport shumë të mirë tek skuadra e Real Madridit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!