×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo në rolin e agjentit, e thirri në telefon yllin e Barçës që ta bindte për t’u transferuar te Juventusi

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 19:18

    Cristiano Ronaldon mund ta quajmë fare mirë edhe “agjent”.


    Pasi arriti që të bindte gjatë verës De Ligt për të zgjedhur klubin e Juventusit, ylli portugez vijon të shpërndajë ftesa edhe te futbollistë të tjerë shumë të njohur në arenën ndërkombëtare. I radhës ka qenë mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic.

    “Edhe pse Ronaldo më telefonoi personalisht për të zgjedhur Juventusin. Barcelona nuk hiqte dorë nga 50 milionë euro, ndaj marrëveshja nuk u arrit”, ka rrëfyer kroati në një intervistë për “Diario Sport”.

    Sezoni i ri nuk ka nisur aspak mirë për 31-vjeçarin, i cili ka luajtur 166 minuta nga 720 në total,. Të gjithë mesfushorët e tjerë kanë luajtur shumë më tepër se ai.

    “Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Është e vështirë sepse dua të luaj dhe nuk jam pjesë e skuadrës. Do të bëj gjithçka për të ndryshuar situatën. Kam edhe dy vite kontratë dhe nuk ka asnjë vend më të mirë se Barcelona. Gjithsesi dua të luaj dhe të mos bëj vetëm xhiro në qytet apo në plazh”, deklaroi Rakitic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!