×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo nuk do të paraqitet në stërvitjet e Man United as sot

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 11:53

    Situata e Cristiano Ronaldo nuk duket të jetë më e mira e mundshme.

    Ylli portugez nuk është paraqitur dje në stërvitjet e klubit, pasi kishte lajmëruar për disa probleme në familje.

    Sipas raportimeve të ‘Athletic’, Cristiano nuk pritet të paraqitet as sot në stërvitje.

    Kjo do të jetë dita e dytë radhazi që portugezi nuk del në stërvitjet e Man United.

    Lojtari ndërkohë vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’.

    E ardhmja e pesë herë fituesit të Topit të Artë vazhdon të mbetet e paqartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!