Luis Figo dhe gruaja e tij, Helene Svendin, ishin mysarët e Pablo Motos në programin “El Hormiguero”.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit në La Liga, si dhe modelja suedeze, nuk ngurruan të komentojnë me drejtuesin e emisonit frazën e famshme të Ronaldos.
“Fenomeni” e justikoi kështu kolegun portugez të asaj kohe, që pëlqente jetën e natës, para presidentit Florentino Pérez: “Po të kisha gruan që ka Figo, unë gjithmonë do të qëndroja në shtëpi,”.
46 vjeçari luzitan ndalet në këtë moment pikant. “Unë e dija atë shprehje të Ronaldos, sepse e kisha komentuar m të në dhomën e zhveshjes. Sidoqoftë, e fal “Ronin”, sepse ai gjithmonë tallej. Ajo që ai nuk dinte është se largohesha nga shtëpia, kur gruaja ime ishte në gjumë”, – tha me shaka e të qeshur Luis Figo.
Ish-futbollisti i njohur nuk ngurroi ta përkufizonte gruan e tij si “elegante, të ndjeshme, të bukur, nënë e shkëlqyer dhe më e rëndësishmja, një person shumë i mirë”. Nga ana e saj, Helene Svendin e përkuzoi Figon si “një person që e ka bërë të ndjehet sikur kanë lindur për njëri-tjetrin”.
Hoy han venido a divertirse a El Hormiguero ¡@LuisFigo y #HeleneSvendin! #FigoSvedinEH pic.twitter.com/Eady1F51um
— El Hormiguero (@El_Hormiguero) October 16, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.