×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo: Po të kisha gruan që ka Figo, unë gjithmonë do të qëndroja në shtëpi

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 12:34

    Luis Figo dhe gruaja e tij, Helene Svendin, ishin mysarët e Pablo Motos në programin “El Hormiguero”.


    Ish-lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit në La Liga, si dhe modelja suedeze, nuk ngurruan të komentojnë me drejtuesin e emisonit frazën e famshme të Ronaldos.

    “Fenomeni” e justikoi kështu kolegun portugez të asaj kohe, që pëlqente jetën e natës, para presidentit Florentino Pérez: “Po të kisha gruan që ka Figo, unë gjithmonë do të qëndroja në shtëpi,”.

    Rezultate imazhesh për Helene Svendin46 vjeçari luzitan ndalet në këtë moment pikant. “Unë e dija atë shprehje të Ronaldos, sepse e kisha komentuar m të në dhomën e zhveshjes. Sidoqoftë, e fal “Ronin”, sepse ai gjithmonë tallej. Ajo që ai nuk dinte është se largohesha nga shtëpia, kur gruaja ime ishte në gjumë”, – tha me shaka e të qeshur Luis Figo.

    Ish-futbollisti i njohur nuk ngurroi ta përkufizonte gruan e tij si “elegante, të ndjeshme, të bukur, nënë e shkëlqyer dhe më e rëndësishmja, një person shumë i mirë”. Nga ana e saj, Helene Svendin e përkuzoi Figon si “një person që e ka bërë të ndjehet sikur kanë lindur për njëri-tjetrin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!