×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo provoi të largohej nga Juve këtë verë

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 14:43

    Ylli portugez dëshiroi të largohej por nuk mori oferta deri tash, do të presë deri më 31 gusht


    Cristiano Ronaldo nuk po ndihet më lojtar i rëndësishëm në Juventus. Për këtë, ylli portugez provoi të largohej nga Torino gjatë kësaj vere. Megjithatë, 36 vjeçari nuk e mori ndonjë ofertë konkrete dhe bindëse për ta bërë një gjë të tillë.

    Për këtë siguron mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”. Sidoqoftë, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit dhe Real Madridit nuk është dorëzuar ende.

    Ai pret që t’i arrijë ndonjë ofertë deri më 31 gusht për t’u larguar nga “Allianz Stadium”. Spekulohej për një transferim të mundshëm të Ronaldos në Paris Saint-Germain, përcjell “Gazeta Express”.

    Por, francezët në fund e zgjodhën Leo Messin para tij. E nëse eventualisht Kylian Mbappe përfundon në Real Madrid këtë verë, “CR7” mund të shpresojë prapë për një transferim në “Parkun e Princave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!