Cristiano Ronaldo ka bërë një postim në Instagram pas humbjes 3-0 të Juventusit kundër Fiorentinës.
Zonja e Vjetër u trondit nga Viola, pasi mori fitoren e tyre të parë në Serie A në Allianz Stadium.
“Dje, me një performancë të dobët dhe një rezultat larg se të pranueshëm, ne i mbyllëm ndeshjet tona të planifikuara për vitin 2020, një vit i veçantë në shumë mënyra të veçanta. Stadiume boshe, protokolle COVID, lojëra të shtyra, ndalesa të gjata dhe një kalendar shumë të ngushtë”, shkroi Ronaldo në Instagram.
“Por ky nuk është justifikim për asgjë. Ne e dimë që duhet të japim më shumë nga vetja, në mënyrë që të luajmë më mirë dhe të fitojmë në një mënyrë më të qëndrueshme. Ne jemi Juventusi! Dhe thjesht nuk mund të pranojmë asgjë më pak se përsosmërinë në fushë”.
“Shpresoj që ky pushimi shkurtër mund të na ndihmojë të kthehemi më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë, sepse sezoni është ende larg dhe në fund ne besojmë se, edhe një herë, do të festojmë me tifozët tonë”.
“Besoni në ne, besojini ekipit tonë aq sa ju besojmë juve, dhe ne do ta sjelli (trofetë)”, ka shkruar më tej ylli 35-vjeçar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.