Cristiano Ronaldo i ka etiketuar si të këndshme rekordet e tij, por ka theksuar se më shumë rëndësi kishte fitorja (2-1) ndaj Lazios në Serie A.
Superylli i Juventusit i shënoi dy gola në fitoren ndaj Biancocelestëve duke prekur një sërë rekordesh të reja në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Ai u bë lojtari i vetëm që shënon 50 gola në tri ligat më të forta evropiane – Liga Premier, La Liga dhe Serie A. Në epokën e re (tri pikë për një fitore), CR7 është lojtari që e ka arritur më shpejt këtë shifër – për 61 ndeshje, derisa Andriy Shevchenkos iu deshën 68 ndeshje me Milanin, transmeton Telegrafi.
“Rekordet janë gjithmonë të rëndësishme, por me rëndësi është që skuadra të fitojë. Jemi ekip fenomenal dhe këtë e dëshmuam, megjithëse gjithmonë duam të përmirësohemi dhe ta ngremë nivelin”.
“Këto gjëra janë të këndshme, por titulli Capocannoniere (golashënuesi më i mirë) është një proces natyral që vjen si pasojë e shënimit të golave për t’i fituar ndeshjet për skuadrën”, ka deklaruar Ronaldo për Sky Sport Italia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.