Cristiano Ronaldo, super ylli portugez i futbollit njihet si një nga njerëzit më human në botë.
Ai shpesh dhuron shuma të mëdha parash për të ndihmuar nevojtarët por një nga vendet të cilin e ka ndihmuar më shumë është Palestina. Sipas disa mediave të huaja thuhet se Ronaldo ka vendosur të dhurojë 1.5 milonë euro për palestinezët.
Sapo ky lajm është bërë publik shumë myslimanë e kanë falënderuar Ronaldon për këtë gjest të mrekullueshëm dhe në të njëjtën kohë i jashtëzakonshëm.
Cristiano Ronaldo ka shumë miq myslimanë, me të cilët ai viziton vendet e njohura arabe. Më poshtë mund të shihni një foto të tij të disa viteve më parë me një shall i cili ishte me ngjyrat e flamurit të Palestinës. Ky gjest kishte irrituar izraelitët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.