×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo u shpall golashënuesi më i mirë i ‘Euro 2020’ – arsyeja pse e la prapa Schickun

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 21:58

    Me pesë gola të shënuar, Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin Këpuca Artë, si golashënuesi më i mirë në Kampionatin Evropian – ‘Euro 2020’.


    Superylli portugez shënoi në të gjitha ndeshjet e fazës grupore, megjithatë dështoi të realizonte ndaj Belgjikës në 1/8 e finales kur Portugalia u eliminua.

    Përkundër eliminimit të hershëm, askush nuk ia doli të shënonte më shumë gola se CR7 në turneun të cilin e fitoi Italia duke mposhtur Anglinë në finale pas penalltive.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

    Patrik Schick i Republikës Çeke shënoi po aq gola sa Ronaldo, mirëpo mbeti prapa 36-vjeçarit, për faktin se ky i fundit dhuroi edhe një asistim, si dhe zhvilloi më pak minuta se sulmuesi i Bayer Leverkusenit.

    Ndryshe, superylli i Juventusit u bë edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane me 14 gola të shënuar.

    Po ashtu, me 109 gola të realizuar për Portugalinë, ai e barazoi rekordin me legjendën iraniane, Ali Daei, si golashënuesit më të mirë me ekipet përfaqësuese.

    Pozita Lojtari Minutazhi Golat Asistimet

    1. Cristiano Ronaldo (POR) 360 5 1

    2 Patrik Schick (R.ÇEKE) 404 5 0

    3. Karim Benzema (FRA) 349 4 0

    4. Emil Forsberg (SUE) 371 4 0

    5. Romelu Lukaku (BEL) 444 4 0

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!