×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo vjen me postim emocionues para ndeshjes së parë të Portugalisë

    Reporteri
    23 Nëntor 2022 | 21:37

    Portugalia do ta fillojë nesër aventurën në Kampionatin Botëror të Katarit.

    E para kësaj ndeshjeje, Cristiano Ronaldo ka postuar një shkrim emocionues.

    “Gati për të filluar fushatën tonë në garën më të madhe në botë. Një aventurë që shpresojmë të jetë e gjatë dhe me plot suksese, me qëllim që ta ngrisim shumë lart emrin dhe flamurin e vendit tonë. Ne duam t’i mbushim të gjithë portugezët me krenari dhe gëzim. Nuk ka të pamundura! Hajde, Portugali!”, shkroi Ronaldo.

    Portugalia përballet nesër me Ganën, në fillim nga ora 17:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!