Policia e Kosovës i ka intervistuar personat kompetentë të Federatës së Futbollit të Kosovës pas raportimeve të mediave se ka pasur konflikt fizik ndërmjet portierit, Arijanet Muriq, dhe sulmuesit, Edon Zhegrova.
Në përgjigjen e Policisë për KOHËN thuhet se nuk është iniciuar asnjë rast në polici në lidhje me atë ngjarje.
“Pas raportimeve të mediave, Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar personat kompetentë të përfaqësueses, jo lojtarët. Pas vlerësimeve që janë bërë nuk ka pasur elemente për të hapur rast në polici. Për këtë ngjarje të raportuar nuk është iniciuar asnjë procedurë në polici”, shkruan në përgjigjen e PK-së për KOHËN.
Portieri Arijanet Muriq është përjashtuar nga kampi i Kosovës të martën në mesditë, siç ka thënë Federata e Futbollit e Kosovës për arsye disiplinore.
Ndërkohë, KOHA nga burime brenda FFK-së, ka marr vesh se Muriq ka shkuar i dehur në stërvitjen e fitnesit që është mbajtur të hënën pasdite.
Konfliktin fizik ndërmjet Aro Muriq dhe Edon Zhegrovës e ka mohuar edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes. Lajmet e mediave i ka quajtur të pavërteta.
Të njëjtë gjë e ka bërë për KOHËN edhe vet Edon Zhegrova, i cili portierin Muriq e ka quajtur si shokun më të mirë.
Kosova do të luajë sonte ndeshjen miqësore kundër Lituanisë në stadium “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.