×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani e Krasniqi debutojnë në Ligën e Kampionëve, Laçi edhe shënon

    Reporteri
    18 Shtator 2024 | 21:14

    Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë debutuar në skenën më të madhe të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve.

    Dyshja kosovare u aktivizuan për Spartën e Pragës sonte në ndeshjen ndaj Salzburg në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

    Ekipi çek arriti të triumfonte me rezultat bindës, 3:0 për të bërë një nismë të mbarë në këtë kompeticion.

    Ndonëse jo siç do të dëshironim, si startues, Rrahmani e Krasniqi patën minutat e tyre në pjesën e dytë.

    Albion Rrahmani u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, kurse Ermal Krasniqi pas tetë minutash.

    Debutim në Champions bëri edhe mesfushori kosovar, Qazim Laçi i cili ishte startues, madje edhe shënoi golin e tretë të vendasve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!