×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani: Edhe 100 herë me më thirrë Kombëtarja e mos me më fut në lojë, unë vij prapë

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 7:48

    Futbollisti i Rapid Bukureshit, Albion Rrahmani po vazhdon të shfaq formën fantastike në fushën e gjelbër.

    Pas sukseseve të pandalshme, Rrahmani është pyetur për Kombëtaren e Kosovës.

    Ai ka shprehur gatishmëri të pakusht, për t’i shërbyer kombëtares me talentin e tij.

    “Unë do të jem gati gjithmonë për Kombëtaren e Kosovës. Edhe 100 herë me m’thirr edhe mos me më fut në lojë unë prapë do jem në grumbullim,” tha sulmuesi në “Dueli Ditor” .

    Rrahmani mes paraqitjes tejet të suksesshme vitin e kaluar, pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Andorrës, që e la jashtë fushës për disa kohë për t’u rikthyer në fillim të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!