Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është ndarë i kënaqur me paraqitjet e tij dhe të ekipit Hellas Verona.
Por, edhe më i kënaqur është që pas pushimit të shkurtër do t’i bashkohet klubit të ri, Napoli.
Ai në një intervistë për KOHËN ka thënë se Napoli është një skuadër e madhe.
Rrahmani pret të ketë hapësirë të madhe edhe te Napoli, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024.
Rrahmani, në stinorin që sapo përfundoi, ishte një prej futbollistëve që zhvilloi më së shumti paraqitje në Serie A, si dhe ndër më të mirët për topa të rikuperuar.
“Kam mësuar shumë gjatë kësaj kohe te Hellas Verona, por sigurisht që kërkoj të përmirësohem edhe më shumë”, ka thënë Rrahmani, që në të kaluarën ka luajtur edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.