×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani: Jam i lumtur që u ktheva, i gatshëm ta jap maksimumin për Kosovën

    Reporteri
    20 Mars 2024 | 15:11

    Albion Rrahmani u rikthye në Kombëtaren e Kosovës pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar pikërisht duke luajtur për “Dardanët” vitin e kaluar.

    Sulmuesi  tha se ndihet i lumtur që iu bashkua ekipit Verdhealtër dhe beson që me shokët do të arrijnë rezultate të mira dhe se do të bëjnë paraqitje pozitive në miqësoret e marsit, kundër Andorrës dhe ndaj Hungarisë.

    “Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares pas lëndimit. Tani jam i gatshëm të jap 100% tim”, deklaroi sulmuesi i Rapid Bukureshtit.

    Kosova e zhvilloi stërvitjen e fundit paraditen e sotme para se të niset drejt Armenisë, ku të premten do të përballet me Kombëtaren vendëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!